Lexuesit e AS kanë zgjedhur Luka Modricin si fitues të çmimit ‘The Best’ që dhurohet nga FIFA për vitin 2018, pas sezonit të mrekullueshëm të kroatit në klub dhe kombëtare.
Lexuesit e AS kanë zgjedhur Modricin si fitues me meritë për çmimin ‘The Best’ për vitin 2018, në sondazhin online të gazetës madrilene. Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit mori 14,227 ose 46.78% të votave, ndërsa në vendin e dytë u rendit Cristiano Ronaldo me 5,350 vota (17,59%), Lionel Messi ishte i treti me 4.384 vota (14.41%), dhe në vendin e katërt, Antoine Griezmann duke fituar 3.894 të votave (12.8%).
Gjashtë kandidatët tjerë që ishin: Varane me 1.110 vota (3.65%), Mbappé, 861 vota (2.83%); Salah, 242 vota (0.8%); Hazard, 224 vota (0.74%); De Bruyne, 87 vota (0.29%); dhe, Kane 34 vota (0.11%).
Pothuajshe gjysma e 30.413 tifozëve që morën pjesë në sondazhin e AS.com besojnë se Modric e meriton çmimin në fjalë pas sezonit të pabesueshëm që pati. Kroati fitoi trofeun e katërt të tij të Champions Leagues me Real Madridin sezonin e kaluar dhe ishte protagonisti kryesor që Kroacia shkoi deri në finale të Kupës së Botës, ku gjithashtu në këtë kompeticion u emërua lojtari më i mirë.