Mediat e Kosta Rikës pohojnë se Navas ka vendosur të qëndrojë në Madrid, pavarësisht ardhjes së Thibaut Courtois.
Me Thibaut Courtois që është shumë afër të transferohet, Navas ka qenë njëri prej protagonisteve kryesor të thashethemeve deri më tani në këtë merkato verore, por sipas të përditshmes Kosta Rikane, La Nacion, Navas i’a ka bërë të qartë klubit dëshirën e tij, për t’a rinovuar kontratën me Los Blancos.
Teksa ai ka pasur oferta për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll, duket se ai do vazhdojë të jetë në Real, pavarësisht faktit se klubi do së shpejti do të ketë një tjetër portier të parë. Para Kupës së Botës, Navas kishte filluar negociatat për zgjatjen e kontratës së tij, të cilat do të mbyllen kur portieri të kthehet nga pushimet.
Sipas La Nacion, ardhja e Julen Lopeteguit nuk ka ndryshuar asgjë, dhe trajneri i ri, i cili u mundua të nënshkruante me Navas teksa kishte nën urdhërat e tij skuadrën e Portos, nuk u vonua t’a kontaktonte atë për t’i thënë se ai është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.
31 vjeçari ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij të tanishme, dhe siç duket bordi do t’i ofrojë edhe dy sezone tjera në kontratën e re, që i bie se mund t’a shohim portierin Kosta Rikan deri në moshën 35 vjeçare me fanellën e Los Blancos.