Malcom është emri më i përfolur në botën e futbollit ditëve të fundit. Kjo sepse ai la me gojën hapur të gjithë botën e futbollit gjatë ditës së Martë kur nënshkroi me Barcelonën edhe pse kishte një marëveshje me Romën dhe marëveshja u zyrtarizua nga të dyja klubet (Roma & Bordeaux) .
Por, një prapaskenë interesante mund të kishte ndodhur pak ditë përpara se e gjithë kjo të ndodhte sepse Malcom iu ofrua Real Madridit javën e kaluar. Përfaqësuesi i lojtarit, Kia Joorabchian, ndërmjetësoi një kalim të mundshëm të lojtarit në Real Madrid por nuk kishte suksesin e ngjajshëm si me transferimin e Paulinhos në Guangzhou.
Joorabichian mohon të ketë patur ndonjë lidhje me operacionin Malcom, por sipas disa informacioneve të brendshme, ai kishte ofruar lojtarin tek Real Madridi dhe tek Manchester United poashtu. Real Madridi nuk ishte i interesuar për shërbimet e futbollistit sepse në atë vend ka Balen, Vazquez dhe Vinicius, që erdhi në këtë verë.
Pas mohimit nga Real Madridi, për Malcom u shfaqën në skenë Barcelona dhe Roma, me lojtarin që në fund përfundoi tek klubi Blaugran.