Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal ka pohuar se Raul Gonzalez Blanco është lojtari më i mirë në historinë e klubit.
Në kontrast me pjesën tjetër të gazetarëve në një panel televiziv, spanjolli vendosi t’a zgjedhë ish-kapitenin e skuadrës.
“Identifikohem shumë me Raulin pasi ai ka dalur nga akademia e klubit dhe është dikush që ka fituar gjithçka në bazë të punës dhe përpjekjeve të tij.” – tha fillimisht spanjolli për gazetarët e Bein Sports USA.
“Nuk mendoj se ai ishte lojtari më i shpejtë, as ai që e kontrolloi topin më së miri, as më i miri në aspektin me kokë, por ai bëri gjithçka mirë. Për golat që ka shënuar për Real Madridin, për mua ai është lojtari më i rëndësishëm i klubit.” – përfundoi mbrojtësi anësor i Real Madridit i pyetur në lidhje me këtë.
Raul u largua nga Real Madridi në vitin 2010, tri vite para debutimit zyrtar të Carvajal me Los Blancos.