Unai Emery ka përdorur faqen zyrtare të klubit të tij për t’i dërguar një mesazh të qartë tifozëve të tij rreth përballjeve të rëndësishme që ka PSG-ja në ditët e ardhshme. Trajneri i Francezëve i ka bërë thirrje për unitet të gjithëve.
Ky ishte mesazh i plotë i Emery:
”Në shumicën e ndeshjeve këtë sezon kemi treguar se mund ta bëjmë këtë, sidomos në Parc des Princes ku ndjehemi shumë më të fortë. Sic kemi fituar 17 ndeshjet në këtë sezon. Marseille dhe Real Madridi e dinë se duhet të vijnë në Paris por ajo që nuk e dinë është se cfarë i pret këtu. Ato janë dy ndeshje klasike që do t’i përgatisim plotësisht.”
”Ekipi ynë është i vendosur dhe i bindur, por do të jetë edhe më shumë në këto dy ndeshje. Do të japim maksimumin, në fushën tonë, dhe nuk mendojmë për të kaluarën apo të ardhmen. Vetëm për ndeshjen që do të luajmë. Weah, Ginola, Valdo dhe Kombdouare shënuan më18 mars 1993 dhe që nga themelimi i PSG-së, mposhti Marseillen më shumë se 20 herë. Tani na takon neve ta bëjmë atë. Pas disa ditësh pushimi kthehemi përsëri së bashku.”
”Mendojmë vetëm për Parc des Princes, shtëpinë tonë ku e mbrojmë me ju deri në fund me të gjithë entuziazmin në ndeshjet e 25 shkurtit, 28 shkurtit dhe 6 marsit. Tri data për të vazhduar të shkruajmë historinë e PSG-së. Allez Paris!”