Çdo trajner ka metodën e tij të stërvitjes që nuk është as më e mirë e as më e keqe në këtë pikë të vitit, me rezultatet që do të tregojnë të tyren.
Por në Valdebebas, mes disa lojtarëve të ekipit të parë të Real Madridit tashmë të vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri, mund të vërehen diferencat ndërmjet metodologjisë së Zidane dhe Julen Lopeteguit.
Sipas lojtarëve, ka dy aspekte që janë totalisht të ndryshme:
Komunikimi dhe përgaditja fizike.
Duke filluar me këtë të fundit, në javën e parë të punës nuk ka patur asnjë gjurmë të tradicionales; gara të vazhdueshme me të cilat Zidane i mirëpriste lojtarët pas pushimit të verës.
Vrapimet përreth fushës për gjysmë ore tashmë janë pjesë e historisë dhe ky aspekt grupit nuk i mungon aspak.
Përgaditësi atletik Pintus më parë duhet të çonte grupin rreth e qark fushës dhe poshtë e lartë shkallëve të stadiumit Santiago Bernabeu.
Pintus ishte i vetmi që i mbijetoi largimit të Zidane, por metoda e tij nuk është më ajo e cila përdorej më parë në Valdebebas.
Praktikisht e gjithë puna tani është me topin në përjashtim të nxemjeve, disa punëve në palestër dhe disa zgjatjeve specifike.
Për më tepër, të paktën në javën kur Lopetegui mori drejtimin e ekipit, ai është dukur më komunikativ se sa Zidane, duke marë parasysh që lojtarët që ndodhen në Valdebebas aktualisht, me përjashtim të Bales dhe Benzemas, ishin lojtarët që u përdorën më së paku sezonin e shkuar.
Dani Ceballos, Theo, Borja Mayoral, Vallejo dhe Llorente kanë takuar një trajner më të përkushtuar ndaj tyre dhe një i cili ka qenë i lumtur në zhvillimin e bisedave me ta.
Të gjithë kanë folur fjalë të mëdha për të.
Horizonte të reja
Është komunikimi aspekti ndaj të cilit ky grup lojtarësh ka qenë më së shumti mirënjohës sepse me Zidane ata e shihnin veten si lojtar të dorës së dytë për gjatë gjithë sezonit të shkuar.
Ceballos, për shembull, ka një ekstra motivim në stërvitje, diçka për të cilën më së shumti ka merita Julen Lopetegui.
Tani që disa fytyra të njohura rikthehen dhe përfaqësuesit e kombëtares Spanjolle do të jenë prezent në Valdebebas, trajneri i ri do u prezentoje atyre detyrat e reja që i presin në këtë sezon.
Sergio Ramos, Dani Carvajal, Isco, Marco Asensio, Lucas Vazquez dhe Nacho do të mirëpriten me krahët hapur dhe është një fakt që mes grupit lajmi për nënshkrimin e Lopeteguit ishte më shumë se i mirëpritur.