Real Madridi ka investuar një sasi parash për t’a bërë edhe më të çeliktë portën madrilene, duke nënshkruar këtë merkato me Andriy Lunin si portieri i tyre i tretë për sezonin e ardhshëm.
Me një mundësi huazimi të portierit ukrainas për sezonin 2018/19, Los Blancos dhe Florentino Perez prezentuan sot portierin e ri në zyrat e Santiago Bernabeut.
“Faleminderit të gjithëve në Madrid dhe veçanërisht Florentinos që më dha mundësinë për të luajtur në klubin më të mirë në botë. Jam i lumtur që do të stërvitem me më të mirët dhe gjithashtu dua t’a falënderoj familjen time sepse, falë edhe atyre, jam këtu. Do të jap gjithçka nga vetja me shpresë që të vazhdoj të rritem për të bërë rolin tim në mënyrë të përkryer për Realin që gjithmonë të jetë në maje. Unë i di vlerat e këtij klubi, punën dhe këmbënguljen.” – ishin fjalët e para të Lunin si lojtar i Real Madridit gjatë prezentimit të tij.