Tjera probleme për kokën e Zidane. Pas dëmtimit të Kroos ndaj PSG-së, gjatë ditës së sotme është Modric ai që tani është diagnostifikuar me një dëmtim muskular dhe pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të paktën deri në ndeshjen ndaj PSG-së.
Ekipi do të përballet me Leganes, Alaves, Espanyol dhe Getafen në La Liga deri para ndeshjes së 6 marsit ndaj Francezëve.
Kjo do të thotë që tekniku duhet të gjejë zëvëndësimin e dy lojtarëve Madrilen që kanë qenë titullar të padiskutueshëm në formacionin e Francezit.
Opsioni më i pëlqyer është inkuadrimi i Iscos dhe Kovacicit, si mesfushorët kryesorë për ta udhëhequr ekipin në këto ndeshje pa praninë e Modric dhe Kroos.
Gjithashtu egziston edhe opsioni ku mund të inkuadrohen Vazquez dhe Asensio, që janë duke kaluar nëpër një periudhë të shkëlqyeshme dhe mund të përfshihen në formacionin me 4 mesfushorë.
Por, nuk duhet të harrojmë edhe Ceballos dhe Llorente, që pritet të përfitojnë nga këto dëmtime të mesfushorëve Madrilen, dhe kanë një mundësi të artë për të treguar vlerat e tyre.