Vinicius Junior u prezentua në Santiago Bernabeu të premten si lojtar i Real Madridit dhe ishte e qartë se presidenti i klubit, Florentino Perez tashmë është i impresionuar nga ai.
Vendimi është dhënë për 18-vjeçarin që të qëndrojë në Madrid për sezonin që po vie për të fituar minutazh me ekipin e parë, si dhe për të luajtur për skuadrën B, Castilla.
Së fituari tani hierarkinë e klubit, sfida e rradhës për Viniciusin është që të tregoj potencialin e tij edhe në skuadrën e Lopeteguit.
Tashmë ai ka realizuar pesë seanca stërvitore dhe do të ketë shumë më tepër me teknikun bask gjatë parasezonit.
Për brazilianin, aftësitë gjuhësore të Lopeteguit i’a bëjnë edhe më të lehtë këtë fillim të tij në klubin Madrilen.
“Ai flet portugalisht dhe kjo më ndihmon,” – tha talenti i posardhur për teknikun e ri Madrilen.
Gjithashtu për t’u përshtatur më lehtë me rrethinën e tij të re adoloshenti u ndihmua edhe nga ish-legjenda Madrilene, Ronaldo Nazario (Fenomeni), i cili u ul pranë tij gjatë prezentimit të tij të premten, person i cili gjithashtu e di se si është për të lëvizur nga Brazili në Evropë. Të tjerë brazilianë të lidhur me klubin i kanë ofruar përkrahjen e tyre, si Marcelo, Casemiro dhe Roberto Carlos.
I riu gjithashtu falënderoi edhe Juni Calafat & Jose Angel Sanchez për ndihmen e tyre në këtë proces.
Tani është koha që Vinicius Junior të vazhdojë të punojë për të kënaqur Lopeteguin dhe për të fituar besimin e tij, me qëllimin përfundimtar që të përfitojë sa më shumë minutazh tek kampionët evropianë.