Real Madridi ishte 2 herë afër nënshkrimit me Neymar, por në të 2-ja rastet transferimi nuk u realizua. Flitej nga mediet botërore se transferimi i brazilianit në klubin Madrilen do të ndodhë këtë merkato verore, por ishte vetë Neymar ai i cili tha se do të qëndroj në PSG.
Në vitin 2006 një i panjohur me emrin Neymar da Silva Santos Junior (Mogis das Cauzes, Brazil, 1992) u stërvit me fëmijët e Real Madridit për dy javë dhe madje klubi Madrilen nisi prodecurat e nënshkrimit me të për te Federata rajonale.
Megjithatë, braziliani vendosi të largohet nga kryeqyteti i Spanjës dhe të kthehet në atdheun e tij. Ky ishte rasti i parë në të cilin Neymar ishte një hap larg nga Real Madridi.
Një histori që do të rifillojë në 2011, kur Neymar tashmë ishte i veshur me fanellën e Santos.
Sulmuesi erdhi në testet mjekësore me Real Madridin. Ishte Carlos Díez, kreu i shërbimeve mjekësore në Brazil, ai i cili u përkujdes për një gjë të tillë. Gjithçka dukej e destinuar, këtë herë, futbollisti u bashkua me Madrilenet pas Lojrave Olimpike në Londër. Por u u largua përseri.
Kur dukej se transferimi i Neymarit në Real Madridi do të ndodhë këtë verë, ishte vetë lojtari brazilian ai i cili deklaroi se do të qëndrojë tek klubi parisien, PSG.