Karim Benzema ishte objektivi dhe një nga dëshirat e Napolit. Të paktën deri në ditën e djeshme kur De Laurentiis, në tentim për të mohuar interesimin për sulmuesin Madrilen dhe për Di Marian, nuk nguroi t’i quante pleq dyshen në fjalë. Një deklaratë që mori kundërpërgjigjen e Karim Benzemas nga rrjeti social Instagram: ”Një tjetër i çmendir në listën e atyre që flasin për nëntën”, komentoi ai.
De Laurentiis shpjegoi idenë e nënshkrimeve në këtë mënyrë: ”Ancelotti e di që unë dua të nënshkruaj me të rinjë. Me gjithë respektin, pse më duhet të nënshkruaj me dy pleq? Nuk duhet t’u përgjigjem tifozëve me emra të mëdha, ata duhet të jenë të qetë dhe të na lënë të punojmë. Falcao? Por nëse nuk shënon më gola.. Ky loajm poashtu është gënjeshtër,” komentoi presidenti në një intervistë për radion Italiane Kiss Kiss.
Sidoqoftë, Benzema poashtu nuk ka ndonjë qëllim të largohet nga Real Madridi. Është i motivuar dhe ka dëshirë të bëje një sezon të mirë me Lopeteguin. Ndërsa ky ishte postimi i tij në Instagram për fjalët e De Laurentiis: