Sipas gazetarit brazilian Andre Rizek, i cili citon një burim pranë Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madrid nuk e miratoi idenë e sjelljes së Neymar, pasi besonte se ylli i PSG dhe Marcelo nuk mund të luanin sëbashku.
“Kam marrë lajme nga një mik i Zidane i cili kishte darkë me të në Madrid disa ditë para se ai të largohej nga klubi,” zbuloi Rizek për Sport TV të Brazilit.
Tre javë pas konferences për shtyp të 11 majit, kur Zidane deklaroi se nuk e ka kërkuar transferimin e Neymarit në Real, francezi njoftoi se po largohet nga Bernabeu.
Vendimi i tij sipas AS çoi në një stuhi mediatike, pasi shtypi u përpoq të gjejë arsyet e largimit të tij.
Disa prej motiveve siç thotë AS kishin të bënin me performancën e ekipit, siç ishte humbja e Real Madridit ndaj Leganes në Copa del Rey dhe përfundimi i tyre zhgënjyes i LaLiga. Ndërsa një motiv tjetër i supozuar ishte fakti se planet e transferimit po bëheshin pa miratimin e tij dhe pjesë e këtyre planeve, me sa duket, ishte Neymar.
Reali mohoi lajmet se e deshiron transferimin e Neymar
Neymar kishte vazhduar të identifikohej si objektivi kryesor për të zëvendëuar Cristiano Ronaldon, i cili iu shit Juventusit për 105 milionë euro.
Por të premten e kaluar, klubi lëshoi një deklaratë për të mohuar raportet e fundit që lidhin klubin me yllin e Paris Saint-Germain.
“Real Madrid CF dëshiron të sqarojë se klubi nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë ofertë për lojtarin,” thuehj në komunikatë.
Në po këtë komunikatë klubi Madrilen bëri të ditur se nëse do të deshironin ta transferonin Neymarin sëpari do të kontaktonin me PSG, klub ky ku luan lojtari brazilian.