Mateo Kovacic dëshiron të largohet nga Real Madrid në mënyrë që të ketë më shumë minutazh, por klubi nuk do ta lejojë atë të largohet lehtë dhe i ka vënë një çmim prej 90 milionë eurove.
“Unë dua të luaj më shumë dhe do të ishte më mirë të largohesha nga Madridi”, tha ai për MARCAn në qershor.
Manchester City është i vendosur për të nënshkruar me të. Ky vendim vjen pasi ‘Qytetaret’ i refuzoi mesfushori Jorginho i cili u transferua te Chelesa.
Kovacic me kombëtaren e tij Kroacinë arritën të shpallën nënkampion në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Mesfushori 24 vjeçar nuk ishte titullar në ndeshjet e Kroacisë dhe gjithmonë u inkuadrua nga stoli.