Real Madridi duhet t`i paguajë Chelsea 255 milionë euro nëse deshiron të sjellë në rradhet e veta dyshen belge Hazard e Courtois, bën të ditur gazeta belge Het Laatste Nieuws.
Për të parin, Hazard, klubi Madrilen duhet të paguajë 225 milionë euro, kurse për portierin Courtois 30 ose 35 milionë euro.
Nëse do të ndodhë kështu Hazard do të jetë lojtari me i shtenjtë në histori të futbollit duke kaluar kështu Neymarin i cili sezonin e kaluar u transferua te PSG për shumën e 222 milionë eurove.
Edhe pse Courtois e lidh të ardhmen e tij me Eden Hazard, situatat e tyre janë të ndryshme.
Courtois i cili ka vetëm edhe 1 vit kontratë me Chelsean ka refuzuar mundësinë për të rinovuar me klubin nga Londra. Portieri belg deshiron që të rikthehet në Spanjë, që të jetë më afër fëmijëve të tij, të cilët jetojnë në Madrid.
Ndërkohë Hazard ka edhe 2 vite kontratë me Chelsean. Ai edhe pse publikisht është shprehur se e deshiron kalimin te Reali, transferimi i tij te klubi Madrilen mbetet i komplikuar. Kjo pasi që Chelsea nuk e deshiron largimin e tij dhe ka vendosur që t`i ofrojë një ngritje page prej 100 mijë euro me shumë në javë.
Nëse Real Madridi deshiron të nënshkruajë me dyshen Hazard e Courtois atëherë duhet të veprojë shpejtë sepse merkatoja në Angli mbyllet me 9 gusht ndryshe nga merkatoja në Spanja e cila përfundon me 31 gusht.