Edhe pse mungoi në një tjetër kompeticion të rëndësishëm për kombëtaren e tij, sulmuesi Madrilen, Karim Benzema nuk ka nguruar aspak të përgëzoje bashkëlojtarët e tij tek kombëtarja Franceze pas triumfit në kupën e botës Rusi 2018
Sulmuesi Francez që nuk u ftua nga Didier Deschamps për të marë pjesë në botëror, dërgoi një mesazh nëpërmjet rrjetit social Instagram për lojtarët që përfaqësuan vendin me një foto të përbashkët nga i gjithë ekipi me mbishkrimin: ”Bravo djelmosha. Kampiona të botës.”
Bravo les gars 💪 #championsdumonde 👏 pic.twitter.com/aWphlgoUoj
— Karim Benzema (@Benzema) July 15, 2018
Karim Benzema ka luajtur për herë të fundit me Francën me 8 Tetor të vitit 2015 në një miqësore të fituar ndaj Armenisë me rezultatin 4-0, ndeshje në të cilën ai shënoi dy gola. Një muaj më pas, ai u përfshi në skandalin ‘Valbuena’ dhe që atëherë nuk është ftuar më për kombëtaren.