Gjatë ditës së djeshme, në mediat Spanjolle qarkullonte lajmi se James Rodriguez po planifikon të rikthehet në Madrid pas largimit të Zidane.
Menjëherë posa ka lexuar këto lajme, ka reaguar babai i lojtarit Kolumbian duke folur për rikthimin e mundshëm të djalit të tij në klubin Madrilen.
”James në Bayern arriti të ketë shumë rregullsi dhe të jetë shumë i shquar. Mendoj se do të vazhdoj kontratën me Bayernin por të gjithë e dini se Madridi është në zemrën e tij që nga fëmijëria.”, ishin fjalët e Juan Carlos Restrepo, babait të lojtarit Kolumbian.
‘‘E di se djali im ka pasur një bisedë të shkurtër me Julen Lopetegui para 15 apo 20 ditëve, kur ai ishte në botëror. Madridi është në tranzicion tani, mendoj se plani i lojës së Lopetegui është shumë i dobishëm për James.’‘, përfundoi Restrepo.