Cristiano Ronaldo ka përfunduar pushimet e tij në Greqi dhe është rikthyer në Spanjë për t’i thënë lamtumirë miqëve dhe për të zgjidhur qështjet personale. Të hënën, në Torino.
Portugezi do të qëndrojë në Madrid edhe disa orë. Sulmuesi që luajti 9 vite në Madrid do të kalojë edhe këtë fundjavë në kryeqytetin Spanjoll para se të udhëtojë në Torino për të iu bashkuar Juventusit.
Ai do t’i thotë lamtumirë klubit pas 9 viteve dhe të hënën do të prezantohet si lojtari më i ri i Zonjës së Vjetër.