Vinicius Junior do të zbarkojë nesër në Madrid për të filluar etapën e tij të re në klubin Madrilen. Braziliani që dje mbushi 18 vjet, do të prezantohet si lojtar Madrilen menjëherë më 19 korrik (e enjte) në Bernabeu.
Ai do të ketë vetëm dy ditë për të pushuar pasi të hënën do të fillojë parasezonin me ekipin që të jetë në dispozicion të trajnerit Julen Lopetegui për parasezonin e këtij viti.
Vinicius JR mendjen e ka vetëm në Madrid pasi i ka thënë lamtumirë Flamengos. Ai festoi mbrëmë ditëlindjen e tij me familjen, miqtë, bashkëlojtarët e tij dhe njerëz të famshëm Brazilian.