Cristiano u largua dhe tani klubi duhet të shikojë formulën për të mbuluar më shumë se 40 gola në sezon. Pothuajse të gjithë pajtohen se nuk ka asnjë tjetër Cristiano apo një tjetër lojtar që arrin këto shifra. Madje as Neymar, as ndonjë tjetër.
James u largua nga Madridi pasi Zidane nuk dinte ose nuk donte të nxirrte më të mirën nga ai, por në cdo rast kur ishte Cristiano rezultatet ishin në favor të Zidane. Por, tani nuk është Zidane dhe është një trajner që beson në James. I parregullt me Zidane por i shkëlqyeshëm me Ancelottin. Kolumbiani ka një lidhje të ngushtë me golat dhe asistimet e tij unike.
Nëse i shikojmë numrat e tij, James nuk ka nevoj për më shumë fjalë. Rikthimi i tij në Madrid nuk do të ishte aspak një opsion i keq. Ai tashmë e njeh klubin dhe stafin, është i cmendur të kthehet dhe pa Cristianon ka më shumë hapësirë. Bernabeu, përvec kësaj, gjithmonë e ka dashur atë dhe e kanë respektuar sic u vërtetua edhe në ndeshjen me Bayernin këtë sezon.
Për Madridin, rikthimi i James do të ishte një rritje edhe në tregun e Amerikës Jugore. Në treg nuk ka shumë opsione. Të rinjtë që garantojnë golat vështirë mund t’i merr klubi. Për Harry Kane duhet të paguhen milionat e mëdha dhe kështu James, është më shumë se një sulmues aktiv në merkaton e klubit, mund të jetë një opsion për të shtuar golat e Cristianos që do t’i mungojnë ekipit.