James Rodriguez po planifikon rikthimin në Madrid. Klubi Madrilen gjithashtu po parasheh një rikthim të mundshëm të kolumbianit, i cili ka një kontratë huazimi deri më 30 qershor 2019 me Bayernin, me një mundësi për blerjen përfundimtare të tij ngag klubi Bavarez.
Sipas Marcas, nëse dëshirojnë të dyja palët, James dhe Perez, më konkretisht, klubi Madrilen duhet të negociojë një marrëveshje me Bayernin. Klubi Gjerman ka shprehur dëshirën për blerjen e plotë të kartonit të tij pas 30 qershorit të vitit 2019, por kur lojtari dhe Madridi dëshirojnë të kundërtën atëherë mund të ndodhë dicka tjetër. Situata aktuale në Madrid është ndryshe nga ajo e Zidane. Julen Lopetegui beson se ai është një lojtar fitimprurës dhe se mund të luajë nën urdhërat e tij.
Para nënshkrimit për dy sezone me Bayernin. Madridi dhe James nënshkruajtën një kontratëtë re që përfundon më 30 qershor 2021, dy vite pasi t’i skadon periudha e huazimit në Gjermani.
Mesfushori Kolumbian nuk kaloi një kohë të mirë nën udhëheqjen e Zidane. Francezi mendonte vazhdimisht se ai nuk punonte mjaftueshëm dhe për këtë arsye gradualisht i tregoi derën e largimit.
James arriti në Madrid pas botërorit në Brazil në vitin 2014, pasi u bë senzacion me kombëtaren e tij. Me Ancelottin në stolin Madrilen, ai shënoi 17 gola dhe dhuroi 18 asistime në 48 ndeshje. Nga largimi i Italianit, performancat e tij pësuan rënie. As me Benitez dhe as me Zidane ai nuk ishte i njejti.