Real Madridi i ka kërkuar zyrtarisht RFEF dhe LaLigas që të procesojnë aplikimin e Casemiros për të marrë nënshtetësi spanjolle. Mesfushori i cili ka vetëm nënshtetësinë braziliane thuhet si i plotëson të gjitha kushtet ligjore për tu nacionalizuar si spanjoll.
Drejtuesit Madrilen e kanë bërë këtë kerkesë ngase në rradhet e veta kanë 2 lojtarë me nënshtetësi jo europiane (Vinicius & Casemiro) nga 3 sa lejohen me rregullat e UEFA-s.
Në rast se Casemiro pajiset me nënshtetësi spanjolle, atëherë Real Madridi do të ketë hapësirën të transferojë në rradhet e veta dy lojtarë të cilët nuk ka nënshtetësi te BE-së. Njeri nga ta pritet të jetë Neymar, i cili po shihet si pasardhësi i CR7.
Keylor Navas është lojtari i fundit i cili konsiderohet si i nacionalizuar.