Cristiano Ronaldo tashmë edhe zyrtarisht është transferuar te Juventusi për shumën 105 milionë eurove. Pas zyrtarizimit portugezi ka shkruar një letër drejtuar tifozëve Madrilen.
Letër e plotë lamtumirëse nga Cristiano Ronaldo:
Këto vite në Real Madrid dhe në këtë qytet të Madridit kanë qenë ndoshta më të lumturat e jetës sime. Kam vetëm ndjenja të mirënjohjes së madhe për këtë klub, për tifozët dhe për këtë qytet. Unë vetëm mund t’i falënderoj të gjithë ata për dashurinë që kam marrë.
Megjithatë, unë besoj se ka ardhur koha për të filluar një fazë të re në jetën time dhe për këtë arsye i kam kërkuar klubit që ta pranojë këtë transferim. Ndihem në këtë mënyrë dhe i kërkoj të gjithëve, sidomos tifozëve tanë, të më kuptojnë. Ata kanë qenë absolutisht të mrekullueshëm për nëntë vjet. Këto nëntë vite kanë qenë unike.
Ka qenë një kohë emocionuese për mua, plot me konsideratë, por poashtu kanë qenë kohëra të vështira sepse Real Madridi ka kërkesa shumë të larta. E di shumë mirë se nuk do të harroj kurrë se e kam shijuar futbollin tim këtu në një mënyrë unike.
Kam pasur bashkëlojtarë të shkëlqyer në fushë dhe zhveshtore, kam ndjerë ngrohtësinë e një turme të pabesueshme dhe së bashku kemi fituar tre Champions League rradhazi dhe katër në pesë vitet e fundit. Gjithashtu, edhe në nivelin individual, ndjej kënaqësinë të kem fituar 4 Topa të Artë dhe 3 Këpuca të Arta. Të gjitha këto gjatë kohës sime në këtë klub të jashtëzakonshëm.
Real Madridi e ka pushtuar zemrën time dhe atë të familjes time. Për këtë arsye më shumë se kurrë dua t`i them faleminderit: klubit, presidentit, drejtorëve, bashkëlojtarëve, të gjithë trajnerëve, mjekëve, dhe stafit te pabesueshëm që bëjnë çdo gjë dhe që janë në krye të çdo detaji pa pushim.
Faleminderit pafundësisht edhe një herë tifozëve tanë dhe futbollit spanjoll. Gjatë këtyre nëntë viteve emocionuese kam luajtur me lojtarë të mëdhenj para meje. Respekti dhe mirënjohja ime vlenë për të gjithë. Kam reflektuar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri.
Po largohem, por këtë fanellë, këtë simbol dhe Santiago Bernabeun do të vazhdojë t`i ndjejë gjithmonë si të mijat kudo që jam. Falënderime për të gjithë dhe sigurisht siç thashë për herë të parë në stadiumin tonë nëntë vjet më parë: Hala Madrid!