“1.2.3….iHalaMadrid” ishin fjalët të cilat Cristiano i tha në ditën e tij të parë si lojtar i Real Madridit e po të njëjtat fjalë janë të fundit të tij si një lojtar Madrilen.
Kjo për shkak se Cristiano Ronaldo tashmë është pjesë e Juventusit, ku ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi, i cili është çeshtje orësh.
1.2.3…iHalaMadrid. Këto fjalë te Cristiano ishin të parat si një lojtar Madrilen e të cilat u thanë në ditën kur portugezi u prezantua para 80 mijë tifozëve në Bernabeu. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti aktual Florentino Perez dhe legjenda e klubit tashmë i ndjeri, Alfredo Di Stefano.
Po të njëtat fjalë Cristiano i tha në ceremoninë festive të fitimit të trofeut të 13-të të Champions Leagues. Por ndryshe nga 9 vite me parë fjalët “1.2.3…iHalaMadrid”, po dalin të jenë të fundit që Cristiano i thotë si një lojtar i Real Madridit.