Lojtari i Chelseas, Eden Hazard ka deklaruar se me apo pa Zidane fanella e Real Madridit është speciale.
“Është e vertetë që Zidane është special, por Real Madridi bën çdo njërin të ëndrrojë”, ka thënë anësori belg.
Hazard u shpreh se nuk do të mërzitej nëse do të qëndronte të Chelsea, klub ku thotë se po bën mirë.
“Jam mirë tek Chelsea”, shtoi Hazard.
27 vjeçari bëri të ditur se për momentin nuk ka asnjë ofertë që i është prezantuar atij.
Hazard foli edhe për mundësinë e fitimit të Topit të Artë. Thotë se gara për këtë çmim është e shkruar të jetë mes Ronaldos e Messit.
” Mbaj mend një vit në të cilin Franck Ribery fitoi gjithçka dhe nuk e mori Topin e Artë”, deklaroi Hazard.
Hazard është një nga emrat i cili si në merkatot e kaluara ashtu edhe në këtë merkatos po lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi.