Është grupi i automobilave FIAT ai i cili po financon kalimin e Cristiano Ronaldos në Juventus bën të ditur Marca.
Familja Agnelli zotëron 29.18 për qind të këtij grupi (të cilit i përket ekskluzivisht markë Ferrari), ashtu siç ka 63.77 për qind të Juventusit.
Andrea Agnelli, president i klubit, ishte një nga partnerët themelues të konglomeratit.
Ai prandaj i kërkoi FIAT-it të financonte ‘Operacionin e Cristianos’ dhe sapo zbuluan se ishte e mundshme falë fondeve të grupit, ata i thanë po portugezit.
Agnelli ka konsideruar gjithashtu forma të tjera të financimit. Cristiano Ronaldo mund të bëhet imazhi i markës dhe të nënshkruajë një kontratë reklamimi me FIATI-n, një alternativë me të cilën mund të fitojnë deri në 30 milionë euro.
Vendimi shkakton pakënaqësi te punëtoret e FIAT-it
Megjithatë, vendimi për financimin e operacionit falë grupit FIAT nuk ka qenë i mirë për punëtorët e konglomeratit.
Operatori i agjencisë Pomorie D’Arco DER, Gerardo Giannone thotë se me pagën që do t`ia paguajë Cristianos, FIAT-i, do të mund t`ua ngriste pagen të gjithë të punësuarëve për nga 200 euro me shumë.
“Pas Higuain, është Cristiano Ronaldo? Është e turpshme që punëtorët e FIAT nuk kanë pasur rritje të pagave në 10 vitet e fundit,” tha Giannone disa ditë më parë.