Gjatë ditës së sotme, dy lojtarët Madrilen, Marcelo dhe Modric, kanë kryer testet mjekësore dhe kanë vërtetuar shkallën e dëmtimit të tyre, duke konstatuar që nuk janë dëmtime të rënda dhe janë dëmtime vetëm të shkallës së parë.
Raporti mjekësor për Marcelon:
Braziliani është diagnostifikuar me një dëmtim muskulor në bicepsin e këmbës së djathtë.
Raporti mjekësor për Modric
Kroati gjithashtu është diagnostifikuar me dëmtimin e njejtë si të Marcelos. Dëmtim muskulor në bicepsin e këmbës së djathtë.
Brenda klubit, janë të bindur se dyshja do të jetë e gatshme për ndeshjen kthyese ndaj Parisit në Francë më 6 mars.