Tema më e nxehtë e verës diskutohet kudo nëpër Europë, me një theks të veçantë në Itali dhe Spanjë ku të gjithë mediat shkruajnë risitë e fundit nga çështja Cristiano – Juventus.
Ja se si hapen sot të përditshmet më të rëndësishme në Spanjë, Itali dhe Angli:
MARCA: Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është një vendim sportiv dhe jo një vendim ekonomik. Përpara ofertës së Juves, Cristiano refuzoi kontratën e shekullit: ai mori një ofertë nga një klub Kinez me vlerën 100 milion euro në vit me kontratën e vlefshme për dy vite. Ronaldo dëshiron të fitoje Championsin me Juventus dhe më pas planifikon të penzionohet në SHBA.
AS: Në Itali, e shohin Cristianon si të Juventusit. Ja se si duket webfaqja e të brendshmeve të tij. Klubi nga Turini bën një tweet në twitterin e saj zyrtar në gjuhën Kineze ku zyrtarizon blerjen e Ronaldos dhe më pas e fshinë atë.
Mediaset Premium: Real Madridi mund të zyrtarizoje largimin e Cristianos të Martën teksa Florentino do të mbaje një takim me bordin drejtues me 10 Korrik, takim në të cilin do të përmbyllë kërkesën e transferimit të Cristianos.
La Stampa: Real Madridi dëshiron 150 milion euro për Ronaldon e që mund të jetë një shumë e lartë për Juventus, por jo për Manchester United.
Independent: Manchester United ka pyetur për situatën e Cristianos edhe pse bisedimet me Juventus janë shumë të avancuara.
TuttoSport: Mirësevjen Ronaldo! Boom në shitjet e biletave sezonale pavarësisht ngritjes së çmimit prej 30%. Dybala, Matuidi, Pjanic dhe fansat, të gjithë gati për të pritur Ronaldon në një atmosferë euforike. Mendes ka OK për çmimin – çështja e fundit me Real Madridin është zyrtarizimi.
Corriere dello Sport: E marta do të jetë vendimtare për marëveshjen që do e bënte Juven të madhe dhe kampionatin të ndritur. Ronaldo dhe Reali tani po negociojnë mënyrën e të thënit lamtumirë: Perez dëshiron të shfajësohet nga fakti që po e lë Cristianon t’i bashkohet Agnellit.
El Chiringuito: Një kamarier ka pyetur presidentin e Juventus për marëveshjen me Ronaldon dhe përgjigjia e Agnellit ka qenë: Së shpejti, gjithçka do të marë fund.
Sport Mediaset: Juventus do të duhet të paguaje 120 milion euro për Cristianon – 100 milion ndaj Real Madridit dhe 20-25 milion ndaj Jorge Mendes.