Luka Modric vazhdon të jetë në Rusi dhe është kualifikuar në cerekfinale të botërorit 2018 me kombëtaren e tij të Kroacisë.
Gjatë ditës së djeshme, mesfushori Madrilen ka reaguar me një buzëqeshje kur nga gazetarët e pranishëm në kampin e Kroacisë është pyetur për të ardhmen dhe largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos nga klubi.
Video e mëposhtme e tregon më së miri këtë reagim me buzëqeshje të Modric kur është pyetur për largimin e Portugezit nga klubi Madrilen: