UEFA ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm ekipet që marrin pjesë në Champions League dhe Europa League do të kenë të drejtë të bëjnë edhe zëvëndësimin e 4-të në kohën shtesë.
Përveç këtij rregulli, ekipeve do u lejohet që në stol të kenë 12 lojtarë dhe jo 7 siç parashihej me rregullin i cili ishte deri më tani në fuqi.
Stafi i trajnerëve me vendimin e ri të ‘shtëpisë’ së futbollit europian UEFA do të ketë të drejtë të përdorë gjatë ndeshjes telefon, tablet dhe laptop. E njëjta gjë vlenë edhe për stafin mjekësor.
Në anën tjetër, FIFA ka kohë që e ka aprovuar vendimin i cili u lejon ekipeve që të bëjnë zëvëndësimin e 4-të në kohën shtesë. Ky rregull i FIFA-s tashmë është zbatuar disa herë nga kombëtaret në këtë kampionat botëror i cili po mbahet në Rusi.