Personi më i afërt me Perezin, Angel Sanchez i kërkoi Mendesit, agjentit të Cristiano që të paraqesë një ofertë me vlerë 100 milionë euro për të marrë bekimin e hierarkisë Madrilen për largimin e CR7.
Mendes iu përgjigj kësaj kërkese duke deklaruar se ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, me klubin e Juventusit gati për të paguar këtë çmim.
Kështu u tha në takimin e mbrëmshëm ndërmjet drejtuesve Madrilen dhe agjentit të CR7, takim ku u diskutua për të ardhmen e këtij të fundit.
Mësohet se gjatë takimit të mbrëmshëm nuk është adresuar nga asnjëra palë çeshtja e ngritjes së pagës të cilën e kërkonte Cristiano.
Gjatë takimit u diskutua edhe mënyra e daljes së Ronaldos, me klubin dhe lojtarin që duan një lamtumirë pozitive dhe civile.
Diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, por përfundimi i qartë nga ky takim është se Ronaldo do të shkojë në Torino, ku do të luajë për katër sezonet e ardhshme.