Me daljen e mundshme te Cristiano Ronaldos, Florentino Pérez do të kërkojë të mbushë këtë zbrazëti me të paktën një emër të madh: Neymar apo Mbappe. Kjo do të nënkuptonte rihapjen e merkatos galaktike pothuajse të mbyllur në 3 sezonet e fundit, vlerëson AS.
Sipas AS, Cristiano tashmë ka pranuar pagën që do ta ketë të Juventusi prej 30 milionë euorve. Ndërkohë siç thotë Jugones klubi Madrilen tashmë ka pranuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Juventusi për shërbimet e lojtarit në fjalë, 4 milionë me shumë sesa paguan për të në vitin 2009.
Presidenti Perez ëndërron të bëjë një tjetër nënshkrimin që do të binte në kategorinë e të qenurit “historik”, si nga pikëpamja e marketingut ashtu edhe e futbollit. Neymari i duhuri sepse i plotëson të dyja kriteret.
Florentino Perez dërgoi një emisar nga klubi për të eksploruar mundësitë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.
Presidenti Madrilen siç raporton AS e mërziti Cristianon, ngase në cerermoninë kur ky i fundit fitoi Topin e 5-të të Artë, tha se Neymari do të kishte një shans më të mirë për të fituar këtë çmim individual nëse do të luante për Real Madridin.
Ylli tjetër në tregun aktual është Kylian Mbappé, gjithashtu në PSG. Futbollisti tashmë ka qenë një objektiv i Real Madridit, verën e kaluar, por përfundoi në PSG si huazuar, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Rregullat financiare të UEFA-s mund ta pengojnë pagesën prej 180 milion euro që do të duhet të kryejë PSG ndaj Monacos. Nëse kjo ndodhë, Reali do të ‘hidhet’ në sulm për shërbimet e tij.