Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është njeriu i cili ia ofroi Juventusit shërbimet e klientit të tij.
Këtë gjë ai e bëri para se të fillonte Kampionati Botëror “Rusi 2018” kur u takua me Fabio Paratici, drejtorin sportiv të Juventusit. I pranishëm në takim ishte edhe Ronaldo i cili i tha “po” kalimit te Zonja e Vjetër.
Sipas informacioneve, ka mbetur që arrihet vetëm marrëveshja ndërmjet dy klubeve për lojtarin në fjalë.
Ditë më parë gazeta italiane Tuttosport publikoi një artikull ku shkruhej se destinacioni i ri i CR7 do të jetë Juventusi. Se një transferim i tillë mund të ndodhë po e thonë edhe mediet e tjera spanjolle, italiane dhe portugeze.
CR7 pas fitimit të trofeut të 13-të të Champions Leagues me Real Madridin pati deklaruar se ishte bukur të jesh pjesë e Real Madridit.