Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, beson se është arritur marrëveshja për transferimin e Cristianos në Juventus.
Moggi madje shkoi aq larg sa të thotë se portguezi ka përfunduar edhe testet mjekësore në Mynih.
“Sipas mendimit tim, ai tashmë ka nënshkruar dhe ka kryer testet mjekësore me Juventusin në Mynih,” shkroi ai në Twitter.
Moggi më vonë shpjegoi se arriti këtë përfundim pas diskutimeve që po zhvillohen sëfundmi.
“Kjo është ajo që unë mendoj pasi kam folur me njerëz të rëndësishëm”, tha ai për Tele7Gold.
Moggi e ka admiruar lojtarin portugez për një dekadë e gjysmë, duke u përpjekur ta sjellë atë në Juventus në vitin 2002.