Frika në atë se lojtarët Madrilen që ishin në botëror dhe nuk do të riktheheshin në kohë për të filluar parasezonin me ekipin është larguar.
Pas eliminimit të Spanjës nga botërori, lojtarët Madrilen që ishin pjesë e La Furija do të rikthehen në Madrid dhe do të kryejnë pushimin më herët se sa ishte menduar. Kjo do tëjetë një pikë pozitive për trajnerin Julen Lopetegui i cili do të ketë në dispozicion shumicën e lojtarëve për parasezon.
10 nga 15 lojtarët Madrilen që luajtën në botëror do të rikthehen me kohë në përgatitjet e ekipit: Kroos, Navas, Achraf, Cristiano, Isco, Ramos, Nacho, Carvajal, Asensio dhe Vazquez.
Vetëm 5 lojtarë aktualisht ende janë në botërorin Rusia 2018: Casemiro dhe Marcelo me Brazilian që do të luajnë në 1/16, ndërsa në cerekfinale janë kualifikuar Modric dhe Kovacic me Kroacinë dhe Varane me Francën.
Këto eliminime të hershme të 10 lojtarëve Madrilen e bëjnë një Super-Madrid para ndeshjes së parë zyrtare të sezonit të ri dhe ndeshjes së parë nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit, e cila do të jetë ndaj Atletico Madridit më 15 gusht në Tallinn të Estonisë.