Gazeta italiane Tuttosport ka njoftuar se në mesin e 20 lojtarëve të nominuar për çmimin “Golden Boy” janë edhe 4 lojtarë Madrilen: Odegaard, Franchu, Achraf dhe Luca Zidane.
Franchu dhe Luca Zidane janë pjesë e kësaj liste si rrjedhojë e performancave që treguan me Real Madrid Castillan sezonin e kaluar.
Në anën tjetër, Odegaardi u përfshi në këtë garë për çmimin Golden Boy pas sezonit të mrekullueshëm tek ekipi holandez, Heerenveen.
Lojtari i fundit Madrilen në këtë listë është Achraf. Ky i fundit ia doli të futej në listë pas sezonit të mirë që kaloi me ekipin e parë të Real Madridit dhe pjesëmarrjes në Kupën e Botës me kombëtaren e Marokut.
Favoriti kryesor për ta fituar për çmimin “Golden Boy” është Kylian Mbappe. 18 vjeçari shënoi dy gola me kombëtaren e Francës në ndeshjen e 1/16 së finales kundër Argjentinës, e cila u zhvillua në kuadër të këtij kampionati botëror.
Listën e kompletojnë këta lojtarë: Alexander-Arnold, De Ligt, Aouar, Pulisic, Carles Alena, Carević, Llazarit, Alejandro Pozo, Bilal Boutobba, Toni Moya, Brahim Diaz, Dani Olmo, Manu García.