Arsenali, Liverpooli, Chelsea dhe Milani. Janë këto 4 ekipet të cilat janë të interesuara për ta transferuar në radhet e veta lojtarin Madrilen, Lucas Vazquez.
Trajneri i ri Arsenalit Unai Emery e pëlqen lojën direkte të cilën e zhvillon anësori spanjoll. Në anën tjetër, edhe ekipi tjetër londinez Chelsea sipas raportimeve të fundit thuhet se po e ndjek nga afër zhvillimin e lojtarit në fjalë.
Ndërkohë, Liverpooli përveç që ka shfaqur interesim për Asension, ata janë të uritur edhe Lucas Vazquezin.
Përveç 3 ekipeve angleze, Milani është ekipi italian i cili ka pasur kontakte me Vazquezin. Por dënimi prej 2 viteve mos pjesëmarrje në kompeticionet europiane ka bërë që ekipi i Milanit të përjashtohet nga ky ekuacion.
Përkundër gjithë këtyre ekipeve të interesuara, Vazquezi mbetet i qetë dhe i fokusuar me Spanjën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Për më tepër, Vazquez është i lumtur në Madrid dhe pritet të rinovojë kontratën e tij me këta të fundit. 26 vjeçari pritet të ‘blindohet’ nga klubi Madrilen me një klauzolë blerjeje stratosferike.
Sezonin e kaluar ai ishte lojtari më i përdorur nga Zidane, duke luajtur në gjithsej 48 ndeshje, në të cilat shënoi 8 gola dhe siguroi 12 asistime.