Gazetari spanjoll, José Ramón ka bërë të ditur se Real Madridi do t`i dëgjojë ofertat e arsyseshme të cilat vijnë në drejtim të tyre për shitjen e Cristiano Ronaldos.
“Cristiano është pjesë e merkatos së futbollit”, tha gazetari Ramon.
Këto komente spanjolli Ramon i bëri në emisionin “El Transistor” të Ondona Ceros teksa ishte i ftuar të fliste rreth raportimeve të fundit në medie se klubi Madrilen ka ulur klauzolën e CR7 nga 1 miliardë euro sa ishte në 120 milionë.
Pas 9 viteve qëndrimi te Real Madridi, duket se Cristiano kësaj rradhe do të largohet nga klubi Madrilen, por gjithnjë sipas këtij gazetari spanjoll jo me çfarëdo çmimi.
Ramon ndonëse siguroi se ekipet që e duan CR7 në radhet e veta nuk do të duhet të paguajnë as 1 miliardë euro e as 120 milionë euro siç u raportua dje, nuk përmendi ndonjë shifër tjetër konkrete.