Real Madridi do ta fillojë parasezonin me 17 korrik. Ekzistojnë katër ndeshje që skuadra Madrilene do t`i luajë para titullit të parë të sezonit kundër Atlético de Madrid në Superkupën e Europës.
Ndeshja e parë parasezonale e Realit do të jetë ajo ndaj Pueblas me 28 korrik. Pas këtij takimi do të fillojë turneu në SHBA. Këtu, Reali sëpari do të luajë ndaj Manchester United me datën 1 gusht në stadiumin Hard Rock në Miami.
Katër ditë më vonë Madrilenet do të përballen kundër Juventusit në stadiumin FedEx Field në Maryland. Do të jetë ky takimi i parë mes dy klubeve pas polemikave të shumta që patën në çerek-finalen e sezonit të kaluar në Champions League. Për t’i dhënë fund turneut në SHBA, me 8 gusht Reali do të ballafaqohet me Romën në stadiumin MetLife në New Jersey.
E me 15 gusht, Reali do të luajë ndaj Atlético Madridit për titullin e parë të epokës Lopetegui, Superkupën e Europës.