Pas vetëm gjysmë ore të ndeshjes Real Betis vs. Real Madrid, Marcelo u detyrua të largohej nga ndeshja për arsye të një dëmtimi që pësoi kur ishte duke vrapuar në drejtim të një topi në vijën këndore.
Ky dëmtim ka sjellur pak frikë te klubi Madrilen që më 6 mars do të zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj PSG-së në Paris, dhe nëse Marcelo do të mungonte atëherë do të ishte vërtetë një mungesë e madhe për ekipin duke pasur parasysh formën e mirë që ishte duke kaluar braziliani në këto ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Francezëve ku shënoi golin e 3të të fitores.
Eshtë mjeku i njohur spanjoll, Jose Gonzalez, ai që ka folur për të përditshmen ‘AS’, duke theksuar se pavarësisht se Marcelo është optimist për ndeshjen kthyese, është shumë e qartë që ai nuk do të mund të kthehet deri më 6 mars. Gonzales gjithashtu thotë se Braziliani do të jetë jashtë fushave nga 4 deri në 6 javë.
Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme pritet të kryhen testet mjekësore dhe gjithcka do të mësohet për mungesën e tij.