Marco Asensio tashmë konsiderohet si një talent i padiskutueshëm dhe një yll i së ardhmes në botën e futbollit dhe Liverpool është aq i dhënë pas tij sa janë të përgaditur për të ofruar një shumë prej 180 milion euro për shërbimet e talentit Madrilen.
Klubi Anglez e ka ndjekur atë prej vitesh dhe do të dëshironte t’a bënte atë lojtarin kryesor të ekipit, me të kuqtë që janë të përgaditur për të derdhur shuma të mëdha parash në arkat e klubit Madrilen.
Dhe jo vetëm që duan të paguajnë 180 milion euro për të, por poashtu duan t’a bëjnë atë njërin prej lojtarëve më të paguar.
Përveç minutave të luajtura që mund t’i garantonte Liverpool, fakti që klubi Anglez mund t’a bënte Asension njeriun kyç të skuadrës në aspektin sportiv mund të jetë po aq i rëndësishëm.
Për momentin, Real Madridi dhe Asensio mbeten të qetë në lidhje me këtë zhvillim.
Nuk është diskutuar akoma ndonjë propozim nga Liverpool apo nga ndonjë klub tjetër, por kjo sepse Spanjolli është i fokusuar tek Kupa e Botës dhe tek përfaqësuesja.
”Nuk është momenti për të folur për këtë,” tha ai të Martën kur u pyet nëse dëshiron të luaje futbollin e tij në sezonin 2018/19.
Pak më vonë gjatë verës, sidoqoftë, palët mund të ulen dhe të diskutojnë të tashmen dhe të ardhmen e ’20’-ës së Real Madridit.
Me ditëlindjen e 23-të që vjen Janarin e ardhshëm, Asensio dëshiron të bëje një hap përpara në karierë dhe në aspektin sportiv, prandaj nëse do të qëndroje në Real Madrid, do të dëshiroje një rol më të rëndësishëm.
Teksa ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë, ai mbetet ambicioz dhe shpreson të shijoje një status në Santiago Bernabeu që nuk e ka shijuar deri më tani.
Është zhvilluar shumë si lojtar nën urdhërat e Zinedine Zidane, por nuk ka qenë një titullar i rregullt.
Edhe pse ka luajtur në 53 ndeshje të ndryshme sezonin e shkuar, që është po aq sa Lucas Vazquez, ai ka luajtur mesatarisht 54 minuta për ndeshje dhe luajti vetëm një minutë në finalen e Championsit të shkuar.
Liverpool, nga ana tjetër, mund të ofroje për Asension një status titullari, teksa spekulimet që e lidhin Neymar dhe Eden Hazard me Real Madridin sa shkojnë dhe bëhen më të vërteta.
Nëse ai nuk është në planet e Real Madridit, drejtuesit Madrilen duhet të mbajnë sytë hapur tek situata e tij sepse në të kundërtën mund të humbasin njërin nga lojtarët më premtues të ekipit.