Toni Kroos ishte heroi i Gjermanisë. Me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të ndeshjes, mesfushori Madrilen i siguroi 3 pikët e para kombëtares së tij në botërorin Rusia 2018.
Kroos i cili ishte fajtor në golin e Suedisë në fillimin e ndeshjes, zhvilloi një super-ndeshje për t’i dhuruar fitoren e parë Gjermanëve në grupin e tyre.
Gjermani në momentin e shënimit të supergolit të tij bëri një mashtrim perfekt për portjerin Suedez. Ai bëri me gisht nga njëra anë e portës ndërsa e gjuajti goditjen në anën tjetër.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: