Pas intervistët ekskluzive të Kovacic me MARCA-n ku ai shprehi dëshirën për t’u larguar nga Real Madridi, ekzistojnë dyshime për të ardhmen e Mateo Kovacic.
Për muaj të tërë ka patur një paqartësi përreth Kovacic, me lojtarin që ka qenë i palumtur me minutazhin e luajtur. Zinedine Zidane e kishte të pamundur të gjeje një rrugë për të vendosur atë mes titullarëve të cilët fituan tre Champions League rradhazi.
Akoma më tepër kur lojtarët e profilit më të lartë si Gareth Bale, Isco dhe Karim Benzema kishin momentet e diskutueshme dhe frustrimi i tyre doli në pah kur kishin të njëjtin problem.
Në sezonin 2017/18, Kroati luajti 36 ndeshje, vetëm tre më pak se në sezonin 2016/17 ku Zidane përdori një politikë rotacionesh më ekstreme dhe Kovacic ishte i disponueshëm përgjatë gjithë sezonit.
Teksa ka munguar në 14 ndeshje gjatë kësaj periudhe, statistikat e tij mund të kishin qenë akoma më impresionuese nëse ai nuk do të lihej jashtë.
Real Madridi sidoqoftë nuk do e lehtësoje situatën për Kovacic që kërkon një rrugë për t’u larguar, pasi zbarkoi në Madrid për shumën e 30 milion eurove në vitin 2015 nga Inter, me Italianët që ishin të detyruar të shesin për shkak të Fair Playt financiar.
Rafa Benitez ishte në krye të skuadrës gjatë asaj kohe por ai mezi gjeti hapsira për t’i dhënë Kroatit mundësinë të tregoje veten përderisa u zëvendësua nga Zidane.
Kovacic nuk ka qenë asnjëherë një prej lojtarëve titullar në një skuadër ku luajnë Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos në mesfushë.
Pavarësisht se nuk është startues për Kroacinë në këtë kampionat botëror, ai ka luajtur në të dy ndeshjet e grupit si zëvendësues dhe ishte pikërisht nga Rusia ku Kovacic foli për MARCA-n për të zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar.
Florentino Perez nuk dëshiron të lejoje që një 24 vjeçar me potencialin e tillë të largohet nga Santiago Bernabeu dhe beson se ai ka shumë për t’i ofruar Julen Lopeteguit si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen.
Ai nuk është lojtari i parë që kërkon më tepër minuta dhe nuk do të ishte surprizë nëse interesimi për të në këtë merkato do të çonte edhe deri në largimin e tij, por Real Madridi kërkon qëndrimin e tij dhe i ka treguar lojtarin që kupton situatën e tij.
Drejtuesit mbesin me shpresën që ai do të reflektoje për këtë çështje dhe do të ndryshoje mendje.
Në Bernabeu shohin tek Kovacic zëvendësuesin e Luka Modric me bashkëkombasin e tij që tashmë është në moshën 32 vjeçare dhe nuk do të zgjasë shumë në skuadër.
Christian Erkisen i Tottenham është një alternativë, por Kovacic ndodhet në ekip dhe do të ishte zëvendësuesi i logjikshëm nëse Julen Lopetegui nuk e bind atë të qëndroje.