Heroi i Gjermanisë në fitoren ndaj Suedisë (2-1), Toni Kroos, mendon se ekipi Gjerman meritoi një triumf në fundin e ndeshjes pas asaj lufte dhe sforcoje të bërë.
”Merituam këtë finale pas asaj lufte që bëmë”, potencoi lojtari i Real Madridit pas fitores epike në Sochi, që mban gjallë kampionin aktual të botës në botërorin që po luhet në Rusi.
Kroos ishte autori i golit të dytë në minutën e 95 të takimit me një goditje perfekte nga jashtë zone. ”Tani duhet të mposhtim Korenë e Jugut dhe në atë ndeshje duhet të jemi në nivelin maksimal që nga minuta e parë”.
Me triumfin e sontëm, Gjermania barazon Suedinë në pozitën e dytë me tre pikë. Meksiko, me dy fitore, është lider i grupit ndërsa Korea e Jugut mund të mbyll kampionatin pa asnjë fitore.