Supertalenti Madrilen, aktualisht i huazuar në Flamengo, Vinicius JR ishte vendimtar për ekipin që të fitojë trofeun e parë sezonal, Taça Guanabara, duke mposhtur Boavistan në finale me rezultat 0-2. Lojtari Madrilen shënoi golin e dytë të finales dhe ishte shumë aktiv në ato minuta sa luajti.
Vinicius JR u inkuadrua në fushë në minutën e 63’të dhe pas vetëm dy minutave ekipi i tij kaloi në epërsi, ndërsa golin e tij e shënoi në minutën e 78’të.
Gjatë një aksioni sulmues të tij, lojtari Madrilen i cili pritet t’i bashkohet ekipit gjatë verës, bëri një super-driblim që e dëmtoi kundërshtarin e tij që mundohej ta ndalonte atë.