Arritja e Lopetegui dhe shkaku i arritjes së tij, pra, lamtumira e Zidane ka një efekt të drejtëpërdrejtë në të ardhmen e shumë lojtarëve në ekip. Sidomos në ata që konsideroheshin si plani B i ekipit në sezonin e kaluar. Me Theo pa komplikime si një zëvëndësim për Marcelon dhe me Vallejo që duket se do të ketë besimin e trajnerit Spanjoll, edhe dy lojtarë Madrilen të planit B do të kenë mundësitë e tyre tëdyta për të treguar vlerat në ekipin Madrilen.
Sipas Marcas këta dy lojtarë janë Marcos Llorente dhe Dani Ceballos, të cilët Lopetegui i dëshiron në parasezon dhe do t’i jap një mundësi për të treguar vlerat e tyre nëse do të mund të kenë një vend në klub.
Kjo situatë ka pësuar një ndryshim radikal nga largimi i Zidane pasi dy lojtarët tashmë kishin filluar të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre, por tani duket se është situata e njejtë sikurse në kohën e Francezit pasi Lopetegui i dëshiron që të kryejnë parasezonin me ekipin e parë dhe i vlerëson lartë aftësitë e tyre.