Diego Armando Maradona dëshironte të lavdëronte ndeshjen e mirë të qendrëmbrojtësit të Atleticos, Diego Godin ndaj Egjiptit në botëror, dhe e bëri në një mënyrë të cuditshme duke e konsideruar më të fortë se kapiteni Madrilen, Sergio Ramos.
”Kur flasim për yje, thonë se Sergio Ramos është një yll. Nuk dua të shkaktojë polemika por duhet të them. Jo, yll është Diego Godin.’‘, ishin fjalët e legjendarit Argjentinas për kanalin Telesur rreth performancës së lojtarit Uruguajan dhe rreth krahasimit të tij me kapitenin Sergio Ramos.