Mesfushori spanjoll, Isco e ka thënë me shaka se nuk do t`i flasë më Cristianos pas hat-trickut që ky i fundit i shënoi kombëtares spanjolle.
“Mos më flisni për Cristiano! Ai nuk ka një shkallë të lartë të goditjes, por kur ai ka ditën e tij…Dy golat e tij të para i dhanë atij besim dhe e kërkoi hat-trickun e tij”, u shpreh Isco në një intervistë për El Larguero.
Spanjolli tregoi se askush nuk e kishte pritur largimin e trajnerit Lopetegui nga kombëtarja spanjolle, por që sipas tij këto janë gjëra që ndodhin në futboll.
“Sa më shpejt që e vendosim pas vetes këtë, aq më mirë. Tani duhet të përqendrohemi në futbollin tonë, të punojmë fort në lojën tonë në stërvitje dhe të përgatitemi mirë për lojërat tona”, bëri të ditur 26 vjeçari.
Isco e pranoi se emërimi i Lopeteguit në krye të Real Madridit është një lajm i mirë për të. Playmakeri spanjoll tha se Lopetegui e meriton të jetë në krye të një klubi siç është Real Madridi, teksa siguroi se tekniku në fjalë do të bëjë mirë tek këta të fundit.
“Ai është një trajner i shkëlqyer, i cili më ndihmoi shumë gjatë kohës kur po përpiqesha të lë gjurmë”, ka deklaruar numri 22 i Realit.
Isco foli edhe për vendimin e Griezmann, i cili vendosi të qëndrojë në At.Madrid edhe përkundër interesimit nga klubi i Barcelones.
Spanjolli Isco deklaroi se nëse Griezmann qëndron në Atleti, ai do ta bëjë Atletin një skuadër më të mirë dhe njëjtë nëse ai bashkohet me Barçën.
“Ai është një lojtar shumë i mirë që bën një ndryshim të madh”, tha Isco.