Portieri i Ukrainës, Andriy Lunin, do të bashkohet me Real Madridin këtë verë nga Zorya Luhansk bën të ditur Marca. Ky njëherit është transferimi i dytë i Madrilenëve në këtë merkato, pas nënshkrimit me sulmuesin brazilian Rodrygo.
Klubi Madrilen për kartonin e portierit Lunin thuhet të ketë paguar 14 milionë euro.
Portieri në fjalë ka mbajtur 20 herë portën të paprekur në 51 ndeshje gjatë dy sezoneve me ekipin e parë të Luhansks.
19 vjeçari do të bashkohet me ekipin në parasezon dhe pastaj Julen Lopetegui do të vendosë nëse ai do të jetë pjesë e ekipit të parë apo do të luajë te Real Madrid Castilla.
Me 1,91 metra gjatësi, Lunin është një nga portieret më të vlerësuar të rinj në Europë.