Pas hat-trickut të shënuar ndaj Spanjës dhe performancës fantastike të dhuruar nga ish-bashkëlojtari i tij, Patrice Evra ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e konsideron një lojtar unikal por jo vetëm.
Sipas Francezit, Cristiano ka një ego dhe një personalitet fantastik që e ndihmojnë atë të arrije të gjitha sukseset që ka arritur deri më sot. Për këtë, madje ka zbuluar një prapaskenë që kishte ndodhur në kohën kur ata luanin për Manchester United.
”Njëherë, Cristiano dhe Rio Ferdinand po luanin ping-pong dhe Rio e mposhti atë. Ne të gjithë bërtitëm dhe Ronaldo u mërzit. Pas kësaj ngjarje, ai çoi kushëririn t’i bleje një tavolinë ping-pongu. Për dy javë nuk dëgjuam gjë prej tij. Po praktikonte ping-pongun. Pas dy javësh, erdhi dhe e sfidoi Ferdinandin. Loja nuk kishte histori. Cristiano e mposhti përpara të gjithëve. Dhe ky është Cristiano Ronaldo.”
”Ai është një makinë dhe nuk dëshiron të ndaloje së stërvituri. Është serioz, profesionist shembullor dhe kjo është arsyeja pse ka merituar gjithçka që ka fituar. Nuk jam aspak i surprizuar që dëshiron një tjetër Top të Artë dhe Kupën e Botës. Ai është një njeri i vrazhdë, i acaruar.”
Mes tjerash, Evra poashtu diskutoi edhe për ndeshjen Real Madrid – Manchester United, aty ku Cristiano Ronaldo shënoi një gol spektakolar me kokë duke kërcyer mbi shpatullat e Francezit.
”Kur e shënoi atë gol, ishte në qiell miku im. Ferguson më bërtiti por në ditën tjetër më tha: më fal Pat, nuk e pash se sa lartë kishte kërcyer!”
Krejt për fund, Patrice Evra nuk nguroi të bënte një krahasim me rivalin e tij më të madh, Lionel Messin.
”Kur e pash Cristianon në ndeshjen ndaj Spanjës, ishte gjithçka mbi të. Në ndeshjen ndaj Islandës, ishte gjithçka mbi Messin. Dhe ai nuk performoi mirë. Mendoj se lojtarët përreth tij duhet të performojnë shumë më mirë, por edhe Ronaldo kishte të njëjtin problem ndaj Spanjës.”
”Ndjej se Ronaldo e shijon presionin më shumë se Messi. Mendoj që Messi thjesht frustrohet, ndërsa Ronaldo absolutisht e dashuron presionin.”