Ekziston një lojtar aktiv që vazhdon t’i afrohet rekordeve të historisë së futbollit me kombëtare që nga zbulimi i këtij sporti. Ai lojtar është Cristiano Ronaldo, i cili me 3 golat e tij ndaj Spanjës po vazhdon t’i afrohet golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtareve.
Me hattrickun e tij ndaj Spanjës, Portugezi tani ka shënuar 84 gola në 152 ndeshje me kombëtaren e tij dhe sëbashku me Puskas (84 gola me Hungarinë) mbajnë vendin e dytë në listën e golashënuesëve më të mirë në historinë e futbollit të kombëtareve. Vendin e parë e mban Ali Daei i cili kishte shënuar 109 gola me Iranin në 149 ndeshje.
Ky rekord i Ali Daei mund të thyhet shumë shpejt nga Cristiano duke e pasur parasysh formën e jashtëzakonshme që po kalon ai pavarësisht se është në moshën 33 vjecare.
Ndërsa rivalët tjerë të Cristianos në futbollin aktiv janë larg tij në këtë renditje: Messi (64 gola), Neymar (55 gola) dhe Lewandowski (51 gola).